Trajneri i Ballkanit ka thënë se më shumë do të doja që Kosova të kualifikohet në Kampionatin Evropian sesa ta fitonte Ballkani Superligën.
“Nëse do të duhet të zgjidhja, do të zgjedhja që Kosova të kualifikohej sesa Ballkani ta fitonte Superligën” – u shpreh Munishi.
Tutje, trajneri i Ballkanit, ka thënë se duhet ta telefonojë trajnerin e Sllovenisë, për t’i thënë se do ta mposhtim.
Kosova do të jetë në grup me Slloveninë, Moldavinë dhe Greqia, ndërsa Ismet Munishi e njeh mire trajnerin slloven, Matjaz Kek.
“ Kemi pasur kontakte, ndërsa tash duhet me thirrë me i thënë se kemi me mposht” – tha Ismet Munishi në emisionin Favorit./Gazeta Sinjali/