image Muja: Pa Qeverinë Kurti, Kosova kish me ra në dy gjunjë

Politikë

Muja: Pa Qeverinë Kurti, Kosova kish me ra në dy gjunjë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se në rast se në këtë kohë krize në pushtet nuk do të ishte LVV, “Kosova kish me ra në dy gjunjë”.

Kështu deklaroi Muja derisa ka folur për arritjet e Qeverisë Kurti, në një vjetorin e saj.

“Pasi e di përkrahjen e zotit Kurti si Proxy për të parë orientimin politik të Kosovës, kryeministri ka përkrahje të madhe të vendit. Edhe presidentja ka një përkrahje mbi 50%, çka nuk ka ndodhur. Sondazhet merreni dhe përkrahja mund të jetë më e madhja e viteve të fundit. Edhe Kuvendi ka një kredibilitet më të madh dhe mos të harrojmë se sistemi i drejtësisë ka qenë përtokë. Legjitimiteti është më i madh. Përkrahja kurrë nuk ka qenë më e madhe. Me një qeverisje tjetër, Kosova kish me ra në dy gjunjë”, ka thënë ai në T7.

/GazetaSinjali/