image Muharremaj u shpreh ngushëllime familjarëve të 14-vjeçarit që vdiq pas vetaksidentit në Suharekë - Sinjali

Muharremaj u shpreh ngushëllime familjarëve të 14-vjeçarit që vdiq pas vetaksidentit në Suharekë

news image

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të 14-vjeçarit që humbi jetën në një vetaksident në fshatin Sallagrazhdë të kësaj komune.

Një i vdekur 14 vjeçar dhe dy të lënduar nga fshati Greikoc, si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur në rrugë Sallagrazhdë – Baqevc. Ngushllime familjarëve” , ka shkruar Muharremaj.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi i tha Sinjalit se veturën po e ngiste një fëmijë i moshës 14 vjeç.

Sipas Gashit, shkak i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë së automjetit me kushtet e rrugës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin