Zëvendëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur në konferencë për media rreth lojës Kosovë – Moldavi.
Sahiti tha se COVID-19 e ka dëmtuar Kosovën shumë, sepse ekipi asnjëherë nuk ka qenë komplet, shkruan Sinjali Sportiv.
“Mendoj se jemi penalizuar më së shumti, por tash gjendja e lojtarëve është e mirë. Paraqitja ndaj Sllovenisë na ka ngritur moralisht, ndaj Moldavisë jemi favorit. Por, kjo nuk duhet të jetë bazë, por duhet të përqendrohemi maksimalisht për ta synuar fitoren” shtoi ai./Sinjali Sportiv/