image Muhamet Ramadani kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror, synon medalje

Sporte të tjera

Muhamet Ramadani kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror, synon medalje

news image

Hedhësi i gjylës, Muhamet Ramadani ka arritur një sukses tjetër në disiplinën e hedhjes së gjylës për 6 kg, transmeton Sinjali Sport.

Ramadani është kualifikuar për në Kampionatin Botëror për grupmoshat U-20, që do mbahet në Najrobi të Kenisë.

Muhameti garën e finales do ta zhvillojë nesër, e që nis në ora 14:20.

Për këtë arritje Komuniteti Olimpik i Kosovës shkroi, duke i uruar suksese.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i KOK-ut:

Atleti ynë Muhamet Ramadani, është kualifikuar në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg, në Kampionatin Botëror U-20, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.

Ramadani shënoi rezultatin më të mirë sot 18.89 metra, që e rendit me kohën e katërt më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit. Mirëpo, marrë parasysh rezultatin më të mirë personal (19.92 m.) të kampionit të Evropës U-20, Ramadani ka shpresa që ta përmirësoj rezultatin e tij dhe të fitojë medalje në finalen e nesërme.

Gara e nesërme nis në ora 14:20 me kohën tonë lokale.

I urojmë fat dhe suksese Ramadanit në garën ku synon medalje botërore.

/Gazeta Sinjali Sporti/