image “Mua më dënoi për shenja, ata as maska nuk kishin”, qytetari në Deçan ankohet pasi e gjobiti Policia

Siguri

“Mua më dënoi për shenja, ata as maska nuk kishin”, qytetari në Deçan ankohet pasi e gjobiti Policia

news image

Nuk janë të rralla rastet kur krahas qytetarëve edhe policët bëjnë shkelje. Ndonjëherë këto ndodhin edhe gjatë kohës sa këta të fundit dënojnë shkelësit e rregullave të trafikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Nja rast i tillë ka ndodhur sot në Deçan, ku një̈ sinjalizues i ka dërguar disa fotografi në adresë të Sinjalit, ku shihen policët rrugorë duke ia shqiptuar gjobën për mosrespektim të shenjave të komunikacionit një qytetarit.  Edhe pse ata dënuan qytetarin, edhe vet shkelën rregullat, ato antiCOVID, duke mos mbajtur maska mbrojtëse.

Sinjalizuesi është dënuar për mos respektim të shenjave të komunikacionit. Mirëpo, ai pajtohet me faktin se i ka tejkaluar shenja e rrezikut dhe me dënimin, mirëpo jo edhe me komunikimin e policëve pa maska.

/GazetaSinjali/