image MSH publikon masat e reja për udhëtarët e aeroportit të Prishtinës

Kosovë

MSH publikon masat e reja për udhëtarët e aeroportit të Prishtinës

news image

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të rihapet më 28 qershor.

Më këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja të cilat duhet të respektohet nga pasagjerët, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mundshme e koronavirusit

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MSH ka njoftuar se mbajtja e maskave është obligim për pasagjerët dhe se duhet të zëvendësohet çdo katër orë.

Ky institucion u ka bërë thirrje udhëtarëve që të kontrollojnë nëse kanë maska të mjaftueshme dhe xhel sanitizues për udhëtim, të mbajnë distancën fizike së paku 1.5 metra dhe të kufizojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me sipërfaqet dhe njërzit.

Sipas këtij njoftimi, udhëtarët duhet të plotësojnë “Pyetësorin për Monitorimin e Shëndetit” të linjës ajrore.

Deklarata e rrejshme për COVID-19, mund të rezultojë në refuzimin për të proceduar me udhëtimin, derisa pasagjerëve që nuk zbatojnë masat parandaluese mund t’iu refuzohet hyrja në aeroplan.

Në terminal lejohen vetëm udhëtarët dhe shoqërues të të miturve./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/597689407055317/photos/a.597758140381777/1703751043115809/?type=3&theater