Këtë të hënë harta e të prekurve nga koronavirusi është zgjeruar me Vlorën dhe Shkodrën, me një shtim të 15 rasteve të tjera, duke e çuar numrin total të të prekurve në 104 persona.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë mbi lajmin, është bërë me dije se veç tre të shëruarve të parë nga koronavirusi, kanë dalë negativ në testin e koronavirusit dhe dy persona të tjerë, duke e çuar numrin total të të prekurve në 5 vetë.
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e departamentit të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve infektive Silva Bino.
“Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri
Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet.
Shkon në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19.
Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.”shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.