image MSh: Lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç në Kosovë

Shëndetësi

MSh: Lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç në Kosovë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka aprovuar rekomandimin e trupave profesionale kompetente, Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Kështu ky plotësim përfshinë lejimin e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç.

Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin:Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/