image Ministri Latifi kërkon nga qytetarët që të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës: Nuk kemi zgjidhje tjetër

Shëndetësi

Ministri Latifi kërkon nga qytetarët që të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës: Nuk kemi zgjidhje tjetër

news image

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u bëri thirrje sot qytetarëve të komunës së Prishtinës dhe jo vetëm që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ai ka deklaruar se vetëm në këtë mënyrë do të mbahen të hapura restorantet, fushat sportive, lokalet e shkolla.

Në këtë ditë kaq të bukur kur numri i rasteve po bie, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur COVID-19 është vaksinimi. Nëse sot, të gjithë ne këtu i bindim nga dy veta për t’u vaksinuar, numri i të vaksinuarve do të rritet ndjeshëm. Unë i lus të gjithë qytetarët, të gjithë ata qe nuk janë vaksinuar, që të vaksinohen me të dozën e parë, të dytën, por edhe me të tretën. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Vetëm në këtë mënyrë ne e mbajmë qytetin hapur, qytetin e bukur të Prishtinës, i mbajmë restorantet, fushat sportive, të gjitha lokalet hapur, e mbajmë ekonominë hapur edhe jetën tonë e shkollat tona”, tha Ministri Latifi, thuhet nga MSH.

Ai i bëri këto thirrje me rastin e hapjes së pikës së re të vaksinimit kundër COVID-19, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

/GazetaSinjali/