Ministria e Shëndetësisë ka bërë një postim në Facebook, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve, e ku është diskutuar për variantin Omicron dhe vaksinimin.
Në këtë postim është bërë pyetja se pse duhet të vaksinohemi kur masat antiCOVID po vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë, e ku është dhënë përgjigja se nëse vaksinohet shumica e popullatës atëherë aq më shpejt do të ketë edhe lehtësim të masave.