image MPJD reagon pasi u sulmua autobusi me kosovarë në Mal të Zi

Kosovë

MPJD reagon pasi u sulmua autobusi me kosovarë në Mal të Zi

news image

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza-Haradinaj Stublla, ka dënuar ashpër incidentin e djeshëm në Berane të Malit të Zi, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova u gjuajt me gurë, shkruan Gazeta Sinjali.

MPJD ka kërkuar nga autoritetet malazeze sqarim të plotë të këtij incidenti, që sipas tyre nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë.

“Si rajon ne jemi përcaktuar për integrim euro-atlantik dhe Kosova  nuk do të lejojë asnjë zbrazëti për minim të kësaj përpjekjeje, nga lufta hibride që po bëhet ndaj shteteve anëtare dhe aleatëve të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. I bëj thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera të kultivuara mes vendeve tona në vitet e fundit, duke marrë parasysh edhe rolin e rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi”, shkroi ndër të tjera Haradinaj-Stublla në Facebook./Gazeta Sinjali/