image Sulmohet me gur autobusi me kosovarë në Mal të Zi

Kosovë

Sulmohet me gur autobusi me kosovarë në Mal të Zi

news image

Është sulmuar me gurë në Berane autobusi me turistë-skiatorë kosovarë që kishin shkuar për skijim në shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook, derisa në adresë të Sinjalit kanë ardhur edhe disa fotografi me ankesa nga udhëtarët.

Kardovic ka thënë se ngjarja e sotme ia kujton vitet e 90-ta, ndërsa ka bërë të ditur se policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e ushëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/