image MPJD falënderon Eliot Engel për kontributin e tij të dhënë për Kosovën: Ishe fener drite

Politikë

MPJD falënderon Eliot Engel për kontributin e tij të dhënë për Kosovën: Ishe fener drite

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës e ka falënderuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, për angazhimin e tij të pashoq për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një video-mesazhi dedikuar Engel, MPJD ka thënë se ai e ka ndihmuar Kosovën në çastet më të errëta dhe ka qenë fener drite për popullin e Kosovës në Kongresin e SHBA-së.

“Ju na ndihmuat në momentet tona më të errëta, ishit dhe vazhdoni të jeni zëri ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kampion për të drejtat tona dhe vendin tonë në botë, një përpjekje që vetëm miqtë e vërtetë mund ta bëjnë. Ju ishit një fener drite që na përfaqësonit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vërteta jonë ishte e sigurt me ju, dhe për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, thuhet në video.

Këtë video e ka publikuar në rrjetin social Facebook, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Eliot Engel i dha fund karrierës së tij si anëtar i kongresit amerikan dje, pas 32 viteve./Gazeta Sinjali/