image Mozzik: Mbani maska se virusi është kudo

Bota e Yjeve

Mozzik: Mbani maska se virusi është kudo

news image

Me rritjen e të infektuarve, Qeveria ka marrë masa për parandalimin e pandemisë, që njëra ndër to është edhe bartja e maskës.

Një mesazh për vetëdijesimin e qytetarëve e ka dhënë edhe reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik përmes një postimi në Instagram.

Ndryshe nga bashkëvendasi i tij, Labi i cili kohë më parë tha që nuk ka virus dhe se e gjitha është gënjeshtër, Mozzik tha se ka virus dhe bëri thirrje që të gjithë të mbajnë maska dhe t’i respektojnë rregullat.

“KA VIRUS #BrravoMoz Covid 19 e kemi kudo , iu lutem të gjithëve të mbani maskat! Respektoni rregullat! Edhe njëherë KA VIRUS”, ka shkruar Mozzik në postim. /Gazeta Sinjali/