image Mourinho shijon humbjen e parë me Tottenhami nga ish-skuadra e tij

Futboll

Sport/ Mourinho shijon humbjen e parë me Tottenhami nga ish-skuadra e tij

news image

Manchester Unitedi është përkujdesur për t’ia bërë sa më të hidhur rikthimin në Old Trafford ish-trajnerit, Jose Mourinhos, pasi e mundi 2:1 skuadrën e tij të re.

Tottenham ka pësuar humbjen e parë me portugezin në krye që prej se e mori drejtimin e ‘Spurs’ muajin e kaluar.

Marcus Rashford shkëlqeu duke i shënuar dy golat e fitores në Old Trafford të mërkurën, në rikthimin e Mourinhos në këtë terren tamam një vjet pas shkarkimit nga “Djajtë e kuq”.

Të vetmin gol për londinezët e shënoi Dele Ali, i cili po kalon në formë të mirë nën drejtimin e Mourinhos./Gazeta Sinjali/