image Mourinho në PSG? Romano jep informacionet e fundit

Futboll

Mourinho në PSG? Romano jep informacionet e fundit

news image

Ka raportime se PSG po kërkon ta zëvendësojë Mauricio Pochettinon me trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Pochettino pritet që së shpejti të shkarkohet nga posti i trajnerit të PSG-së, dhe klubi francez tashmë ka filluar kërkimin për zëvendësimin e tij.

Mediat italiane kanë theksuar se PSG po kërkon që Mourinho të jetë trajneri i ri në stolin e francezëve.

Sidoqoftë, gazetari italian, Fabrizio Romano i ka mohuar këto zëra, duke konfirmuar se portugezi do të vazhdojë projektin me klubin romak.

“José Mourinho dëshiron të vazhdojë projektin e tij me AS Roma pavarësisht lidhjeve të PSG. Ai është i fokusuar te AS Roma, kështu që José nuk ka në plan të ndryshojë.

AS Roma është gjithashtu e përgatitur të mbështesë Mourinhon në strategjitë e transferimit, pas nënshkrimit të Svilar dhe Matić“, ka shkruar Romano në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/