Jose Mourinho do ta udhëheq skuadrën e Romës nga sezoni i ardhshëm.
Portugezi ka filluar menjëherë të ketë ndikimin e tij në klub, ku rregullat e tij janë strikte edhe në stërvitje.
‘Special One’, është duke u informuar me teknologjinë më të fundit dhe duke sjellë teknika të reja në përgatitjet e tij.
Mou ka kërkuar një dron të personalizuar që të rri pezull mbi fushë dhe të filmojë lojtarët e tij. Kjo i lejon stafit të tij të marrin një pamje perfekte të formës dhe lëvizjeve të tyre në fushë.
????✨????
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 18, 2021
A few upgrades and changes at Trigoria this summer, to help with training…
#ASRoma
pic.twitter.com/x6GJdUzvUv
Në këtë mënyrë, ai mund të ndalojë stërvitjen, t’i tërheqë të gjithë prapa dhe t’i lejojë lojtarët të shikojnë gabimet e tyre brenda pak sekondave nga kryerja e tyre.
Është një përdorim i shkëlqyeshëm i teknologjisë për ta ndihmuar atë të tregojë taktikat e tij para ekipit. /Gazeta Sinjali Sporti/