image Mourinho me deklaratë të papritur për tifozët e Tottenhamit

Futboll

Sport/ Mourinho me deklaratë të papritur për tifozët e Tottenhamit

news image

Trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili aktualisht është trajner i Tottenhamit, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të jetë asnjëherë mbret i transferimeve milionëshe në afatet kalimtare të lojtarëve.

Mourinho është shprehur se në muajin janar nuk do të kryejë blerje të mëdha.

“Tani jam trajner i Tottenhamit, e njoh profilin e klubit, njoh projektin e vizionin e tij, objektivat dhe di gjithashtu se në afatin kalimtar të janarit nuk do të bëjmë blerje të mëdha”, citohet të ketë thënë Mourinho.

Ai më tutje ka thënë se është i kënaqur me lojtarët që ka, kështu do të veprojë në mënyrë intelegjente.

“Kemi disa lojtarë që do t’i adaptojmë ashtu si duhet. Ne asnjëherë nuk do të jemi mbretërit afatit kalimtar të lojtarëve, duke synuar lojtarët e mëdhenj apo duke garuar me klubet e tjera. Do të veprojmë në mënyrë inteligjente. Jam i kënaqur me lojtarët që kam.”/Gazeta Sinjali/