Jose Mourinho nuk i ka përfshirë sërish Borja Mayoral, Gonzalez Villar, Amadou Diawara dhe Bryan Reynolds në skuadër për t’u përballur me Cagliarin, por Marash Kumbullas i jepet një tjetër shans.
Trajneri e ndërmori këtë veprim në fundjavë për barazimin 0-0 me Napolin, pas humbjes poshtëruese 6-1 të Europa Conference League ndaj Bodo/Glimt.
Ai po përpiqet t’i dëshmojë një pikë klubit dhe tifozëve tani duke përdorur të njëjtin formacion fillestar në çdo ndeshje.
Dërgimi i këtyre lojtarëve në tribuna tregon se ata nuk janë pjesë e planeve të tij dhe në mënyrë të pashmangshme po largohen nga “Stadio Olimpico” në merkaton e janarit.
Megjithatë, ka një ndryshim, pasi mbrojtësi Kumbulla është rikthyer pasi u la jashtë skuadrës të dielën. /Gazeta Sinjali Sporti/