Ditën e sotme, supermodelet e njohura amerikane Gigi dhe Bella Hadid, kanë njoftuar se gjyshja e tyre ka ndërruar jetë.
Gjyshja e supermodeleve ka humbur betejën me kancerin në moshën 78-vjeçare, transmeton Sinjali.
“Oma”, siç e quanin Gigi e Bella, ka kohë që ishte shpërngulur në Holandë për t’u kuruar. Ajo kishte luftuar me kancerin gjashtë herë radhazi.
Motrat Hadid kanë vendosur që përmes imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram, të kumtojnë lajmin për vdekjen e gjyshes./Sinjali/