image Bella Hadid me mesazh shumë domethënës

Bota e Yjeve

Bella Hadid me mesazh shumë domethënës

news image

Modelja e njohur, Bella Hadid ka shpërndarë një mesazh shumë domethënës në Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka lutur ndjekësit që të jenë më pozitivë dhe ka kërkuar që të kenë kujdes me fjalët, sepse sipas saj, disa fjalë lëndojnë dhe lënë pasoja.

“Ju lutem. Nëse nuk keni diçka të mirë për të thënë, mos thuani asgjë më mirë. Mënyra se si fjalët tona lëndojnë njerëzit e pafajshëm lënë pasoja të rënda dhe me raste ato janë të dëmshme. Ju lus. Nëse më ndiqni dhe e shihni këtë mesazh: jeni më të vëmendshëm me fjalët e juaja. Ato janë të rëndësishme dhe kanë një kuptim tek njerëzit. Mirë apo keq. Ju dua”, ka shkruar modelja.

Modelja është një nga njerzit më të ndjekur në Instagram, ku ka 37.2 milionë ndjekës. /Gazeta Sinjali/