image Bella Hadid konfirmon lidhjen, na prezanton me mashkullin misterioz që i rrëmbeu zemrën

Bota e Yjeve

Bella Hadid konfirmon lidhjen, na prezanton me mashkullin misterioz që i rrëmbeu zemrën

news image

Modelja e njohur Bella Hadid duket se ka surprizuar fansat e saj me postimin e fundit në Instagram.

Bella e cila prej vitesh tashmë, njihet për lidhjen e saj me këngëtarin The Weeknd, një lidhje e cila mund të themi se ka patur uljet e ngritjet e saj të vazhdueshme, tanimë është shfaqur në krahët e dikujt tjetër.

Në profilin e saj në Instagram, Bella ka postuar një seri fotosh ku syrit të fansave nuk i ka shpëtuar dhe fotoja e fundit ku modelja duket tejet e lumtur dhe duke shkëmbyer një puthje me një mashkull misterioz.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe kanë qenë po fansat e modeles të cilët kanë zbuluar se mashkulli në foto është artisti Mark Kalman, i cili njihet në botën e modës, por mban një profil privat shumë strikt.

Ajo çka mund të themi, është se i urojmë Bellës të jetë gjithmonë e shëndetshme, duke punuar dhe e dashuruar, ashtu siç shkruan dhe përshkrimi i saj në Instagram. /GazetaSinjali/