image Bella Hadid shihet me të dashurin Kalman

Bota e Yjeve

Bella Hadid shihet me të dashurin Kalman

news image

Supermodelja Bella Hadid, është parë duke qëndruar me të dashurin e saj Marc Kalman pas drekës në New York.

Ajo dukej e relaksuar derisa ishte ulur pranë të dashurit dhe e kishte vendosur një maskë të bardhë në fytyrë.

Ndërkohë, Kalman, kishte veshur një bluzë të bardhë të ‘Beast on My Back’ dhe në foto i vërehen të brendshme ngjyrë zezë të markës Calvin Klein.

Bella Hadid dhe Marc Kalman lidhjen e tyre e kanë filluar që nga muaji korrik i vitit të kaluar ndërsa Bella në rrjete sociale e ka konfirmuar lidhjen e tyre për përvjetorin e tyre të parë.

Marc ishte i ftuar edhe në ditëlindjen e Gigi dhe së bashku me Bella janë parë duke i blerë një dhuratë, raporton Daily Mail. /Gazeta Sinjali/