image Motoja "Ta mbajmë Prishtinën të pastër" s'vlen në "Lakrishtë", gjendje e mjerueshme nga mospastrimi i kontejnerëve

Sociale

Motoja “Ta mbajmë Prishtinën të pastër” s’vlen në “Lakrishtë”, gjendje e mjerueshme nga mospastrimi i kontejnerëve

news image

Prishtina për vite me radhë vazhdon t’i ketë mbeturinat ndër problemet kryesore të kryeqytetit, pasi shumë lagje, trotuare, rrugica e parqe të komunës vazhdojnë të përballën më keqmenaxhim të tyre. Banorët shpesh ia lënë fajin Komunës, kompanive përgjegjëse, e aq shpesh edhe qytetarëve të cilët kanë mungesë të vetëdijesimit për hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur, raporton Sinjali.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali në një gjendje të rëndë mjedisore thotë se është lagja “Lakrishtë”, aty ku nga numri i madh i mbeturinave katër kontejnerët më s’po janë të mjaftueshëm.

I njëjti raporton se kontejnerët nuk janë pastruar për ditë me radhë, kështu si rrjedhojë mbeturinat janë hedhur edhe jashtë tyre.

/GazetaSinjali/