Moti sot në Shqipëri do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare përgjatë ultësirës Perëndimore në pjesën e parë të ditës.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/20°C
Zonat e ulëta 7/25°C
Zonat bregdetare 12/24°C
Në Kosovë për ditën e enjte parashihet mjegull në mëngjes dhe kthjellime me vranësira të pakta gjatë ditës. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do luhaten 19°C-21C° gradë Celcius.
E premte 23 tetor 2020 moti në Shqipëri do të jetë diell dhe vranësira kalimtare në relievet malorë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndime (NW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 7/24°C
Zonat e ulëta 8/27°C
Zonat bregdetare 13/25°C ./Gazeta Sinjali/