image Moti për dy ditët e ardhshme, mësohet se a do të ketë reshje

Kosovë

Moti për dy ditët e ardhshme, mësohet se a do të ketë reshje

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin për dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Sipas këtij instituti, vendi pas reshjeve të borës pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.

Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

/GazetaSinjali/