Reshjet e dendura të borës në veri dhe perëndim të Japonisë kanë shkaktuar 8 viktima dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë që nga 17 dhjetori.
Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë vigjilentë për stuhitë e dimrit që priten gjatë ditës së sotme.
Në disa zonat rurale në Hokkaido të Japonisë bora ka arritur në 1 metër e 61 centimetra. Stacioni i hekurudhave japoneze Sapporo tha se do të pezullojë trenat që lidhen me kryeqytetin e Hokkaido, Sapporo.
Zyrtarët e motit u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga daljet jo thelbësore deri të hënën në 26 dhjetor, pasi bora e madhe mund të prishë trafikun dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike.