image Mosmarrëveshje në trafik, rrihen me kubëza betoni e sëpatë 9 anëtarët e dy familjeve në Prishtinë

Siguri

Mosmarrëveshje në trafik, rrihen me kubëza betoni e sëpatë 9 anëtarët e dy familjeve në Prishtinë

news image

Një mosmarrëveshje në trafik ka përfunduar me rrahje masive me sëpatë, kubëza betoni e grushte në Prishtinë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në rrugën “1 tetori”, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se në këtë rrahje janë përfshirë 9 persona, 3 anëtarë të familjes Krasniqi dhe 6 anëtarë të familjes Kelmendi.

Siç ka deklaruar XH.K. para Policisë, rrahja kishte nisur kur ai dhe dy djemtë e tij deklaruan se ishin sulmuar nga anëtarët e familjes Kelmendi. Ndërkaq hetimet preliminare të Policisë thonë se shkaku ishte një mosmarrëveshje në trafik.

Si pasojë e kësaj rrahjeje, 5 persona janë lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Prokurori i rastit ka urdhëruar që 7 persona të përfshirë në rrahje të dërgohen në ndalim policor.

Për këtë rast, Policia i ka intervistuar edhe dy persona si dëshmitarë. /Gazeta Sinjali/