image Mosmarrëveshje në trafik, rrahen mes vete dy persona në Fushë Kosovë

Siguri

Mosmarrëveshje në trafik, rrahen mes vete dy persona në Fushë Kosovë

news image

Dy persona kanë përfunduar duke u rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik gjatë ditës së sotme në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy personat e përfshirë në rrahje kanë marrë trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se policia ka shoqëruar dy personat të cilët ishin të përfshirë në rast.

“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 personat të cilët ishin të përfshirë në rast.”, ka thënë ajo për Sinjalin.

Tutje ajo ka shtuar se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

/Gazeta Sinjali/