Si çdo ditë tjetër edhe sonte është bllokuar trafiku në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës.
Një sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se pritja për ta kaluar Veternikun deri te rrethi te flamuri po zgjasin deri në 20 minuta.
Kjo pjesë e kryeqytetit po bllokohet çdo ditë për shkak të fluksit të madh të veturave.
Ndërkohë, as pushteti lokal e as nacional ende nuk e kanë gjetur zgjidhjen për trafikun që shmang kolonat e gjata dhe ua kursen kohën qytetarëve. /Gazeta Sinjali/