Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me 6 vota për, 2 kundër ka miratuar përmbajtjen tekstuale të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Antari i Komisionit nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar rishikim të nenit 15 të këtij projektligji, pasi sipas tij nuk është e nevojshme kjo kredi.
Për këtë ka reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili theksoi se kjo kërkesë e deputetit Hoti është për çështje politike.
Për këtë cilësim politik nga ministri Murati, ish kryeministri Hoti ia ktheu shkurt: “Mos ia fut kot, po i mashtroni deputetët”.