image Alvaro Morata synim i Xavit

Futboll

Alvaro Morata synim i Xavit

news image

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ia ka vënë syrin yllit të Juventusit, Alvaro Morata, shkruan Sinjali Sport.

Aktualisht Barça është në krizë për sulmues qendror, pasi Sergio Aguero u pensionua për shkak të problemeve me zemër, Martin Braithwaite është i lënduar dhe Luuke de Jong nuk është në formë edhe aq të mirë.

E për këtë pozicion, sipas mediave spanjolle, Xavi e ka telefonuar Moratën dhe se ky i fundit është pajtuar t’i bashkangjitet Barcelonës.

Alvaro Morata në Juventus merr pagë prej 10 milionë eurosh, ndërsa raportohet se ka pranuar të luajë për Barcelonën për pagë edhe më të ulët se kaq.

/Gazeta Sinjali Sporti/