image Monza e Berlusconit vazhdon "çmendurinë", pranë mbylljes së marrëveshjes me futbollistin e Arsenalit

Futboll

Monza e Berlusconit vazhdon “çmendurinë”, pranë mbylljes së marrëveshjes me futbollistin e Arsenalit

news image

Pas huazimit të tij me Udinese, mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Marì thuhet se është afër një rikthimi në Serie A për Monza.

Qendërmbrojtësi do të mbushë 29 vjeç më vonë këtë muaj dhe kontrata e tij me Topçinjtë zgjat deri në qershor 2024.

Pritet të jetë një marrëveshje e ngjashme me atë që Monza ka arritur për disa lojtarë pas promovimit të tyre të parë ndonjëherë në Serie A, veçanërisht një huazim me detyrim për të blerë nëse arrijnë të shmangin rënien.

Sky Sport Italia dhe Goal.com thonë se dy klubet po punojnë për detajet dhe duhet të finalizojnë një marrëveshje brenda 48 orëve të ardhshme.

Pablo Marì u transferua nga Arsenali te Udinese në një huazim të thatë në janar 2022, duke bërë 15 paraqitje në Serie A në të cilat shënoi dy gola.

Klubet e tij të mëparshme përfshijnë Real Mallorca, Manchester City, NAC Breda, Deportivo La Coruna dhe Flamengo.

Monza po ndërton një skuadër mjaft prestigjioze dhe gjithashtu ka Andrea Ranocchia në mbrojtje, një agjent i lirë pas largimit nga Interi.

/GazetaSinjaliSport/