Klubi i Monza është duke bërë disa transferime të jashtëzakonshme për tu përgatitur në sezonin e tyre të Serie A.
Pas disa transferimeve të goditura, tashmë Galliani dëshiron të bëjë një mrekulli.
Mauro Icardi ishte emri i përmëndur për disa ditë në listën e sulmit të klubit të drejtuar nga Galliani. Por tashmë, Andrea Galliani dëshiron të mbyllë një goditje të madhe në repartin e sulmit për Monzën.
Galliani ka piketuar tashmë Edin Dzeko, sulmuesin e Interit. Drejtori sportiv i Monzës, Galliani, ka kontaktuar agjentin e boshnjakut për të kërkuar informacione. Dzeko shihet larg interit për t’i lënë rrugën e lirë ardhjes së Dybala.
Napoli dhe Juventus gjithashtu janë të interesuara për Dzeko.