Një veturë e kompanisë “Urban dhe Robert Taxi” është vjedhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Lidhja e Pejës”, konkretisht përball Terminalit Doganor në Prishtinë. Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet nga momenti kur vidhet automjeti i kësaj kompanie nga një person.
Si në “bahçe të babës”, i dyshuari shihet se si e kalon rrugën dhe afrohet në hapësirën ku gjendej vetura.
Menaxheri i kompanisë ka deklaruar për Sinjalin se vetura që është vjedhur është e tipit Passat e ka vlerën e 35 mijë eurove.
Ai ka njoftuar se rastin e ka denoncuar në Polici, si dhe ka ofruar shpërblim për atë që e gjen veturën.
Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm.