Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja në lidhje me gjuajtjen me armë zjarri që ka ndodhur sonte në rrugën “George Bush”, në Prishtinë.
Po ashtu, ka siguruar një fotografi të momentit kur ka pasur gjuajtje me armë zjarri në mes taksistëve.
Nga pamjet e siguruara shihet se një person ka mbetur i shtrirë në tokë, pasi që është plagosur me armë zjarri.
Dëshmitarët kanë treguar për Gazetën Sinjali, se brenda tre minutave ka arritur në vendin e ngjarjes autoambulanca dhe ka marrë personin e lënduar.
Kurse, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është plagosur dhe një tjetër është arrestuar.