I shumëkërkuari Nuredin Dumani raportohet se pas atentatit ai ka shkuar menjëherë në shtëpinë e tij me qira në Fier ku sipas mediave shqiptare jetonte bashkë me një grua nga Kosova.
Nuredin Dumani, i njohur si “Hija” u arrestua pasi është përplasur me armë me disa persona në Elbasan.
Dumani dyshohet si autori i vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës.
Report Tv ka publikuar videon e momentit të shoqërimit të gruas me të cilën bashkëjetonte Nuredin Dumani.
Ajo shihet me pranga në duar, ndërsa futet në furgonin e policisë, ku më pas u shoqërua në komisarit për të dhënë dëshminë e saj.