Cristiano Ronaldo ishte afër të shënonte njërin nga golat më të mirë në karrierën e tij, në fitoren e thellë 5-0 të Portugalisë ndaj Luksemburgut në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”.
Portugalia ka fituar me rezultat 5-0 ndeshjen e vlefshme për Grupin A, duke u ngjitur në pozitën e dytë të grupit, me Ronaldon më meritorin.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ronaldo (8’, 13’, 87’), Bruno Fernandes (18’) dhe Joao Palhinha (69’).
Megjithatë, sulmuesi i Manchester Unitedit, Ronaldo ishte afër të eklipsonte të gjithë dhe të shënonte golin më të bukur të karrierës.
E gjitha ndodhi në minutën e 68-të të ndeshjes, kur Ronaldo mori një top në zonë, ndali me gjoks dhe goditi me gërshërë, goditje që u mohua nga portieri.
حرام عليك يا الحارس ????????????
— Vedeo (@FCBMedia10_) October 12, 2021
Via @BilalHD24 pic.twitter.com/xZkQRNUjdy
Ndryshe, Ronaldo me tri golat e djeshëm ka shkuar në kuotën e 115 golave me kombëtaren, duke qenë lider absolut. /Gazeta Sinjali Sporti/