Gazeta Sinjali sot ka publikuar një video, ku shihet një polic derisa vrapon për të arrestuar një person, në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Personi që ndiqej nga zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Ndërlidhur me pamjet që po i referoheni, zyrtari policor ka qenë në ndjekje të një të dyshuari, i cili ka provuar t’i shmanget arrestimit policor. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Veriu në Prishtinë për t’u proceduar më tej në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit”, tha ai.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/