image Momenti kur polici shqiptar e ndjek dhe e arreston personin që ndizte zjarr qëllimshëm

Shqipëri

Momenti kur polici shqiptar e ndjek dhe e arreston personin që ndizte zjarr qëllimshëm

news image

Policia e Shqipërisë ka realizuar një aksion për parandalimin e përhapjes së zjarreve, pasi Shqipëria po përballet me temperatura të larta ku po bëhet thirrje për kujdes ndaj zjarreve, e ku disa qytetarë po i përhapin ato edhe me qëllim.

Në video-incizim të publikuar nga Policia e Shqipërisë shihet moment i arrestimi të një 26-vjeçari nga Vlora, Gj.H., i cili po ndezte zjarr në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.

“Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të kapur dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata shtetas që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/pfbid0qhoiFnfUF7dfr1MTXrQsiMwSowdyoLxWZa1qu2yWpnAjXyk4pmk6g9wKZpfpzBHdl?cft[0]=AZWunOCdgnXHnXOYsPDiL5n7bt_9pNS4JEO6zISWYe52g5t-_AF1E78nTJq51-Cu5Y_1L5wrNqucizAC878REDifUF6MOUpcpqt4saoFw5B5saUF79ghcc5jy3bqV756Up8t3oFwLFMlJFoDirMmWYA6RMGcMb1o2bxwiCRqpZ3uS6wxU8QZMWJTBo-5bGhtoQ4&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/