image Momenti kur pesë qenë endacakë i vërsulen një vajze në Ferizaj

Siguri

Momenti kur pesë qenë endacakë i vërsulen një vajze në Ferizaj

news image

Qentë endacakë janë një problem që po diskutohet tash e shumë kohë, mirëpo ende nuk është gjetur zgjidhje për ta, shkruan Gazeta Sinjali.

Sonte një vajzë në Ferizaj ka qenë cak i sulmit të qenve endacakë.

Në një video të siguruar nga Sinjali, shihet se derisa vajza ishte duke ecur, pesë qenë i vërsulen. Ajo mundohet t’i largojë ata duke i frikësuar me çantën që e kishte në krah.

Mirëpo në atë moment, një veturë kalon pranë tyre dhe ndalet. Disa djem dalin nga vetura dhe i frikësojnë qentë, të cilët më pas largohen.

Kujtojmë që është rritur numri i rasteve, që qytetarët po sulmohen nga qentë endacakë, madje disa prej tyre kanë pësuar lëndime serioze.

/GazetaSinjali/