image Momenti kur një qen sulmon djalin 18-muajsh brenda ashensorit

Botë

Momenti kur një qen sulmon djalin 18-muajsh brenda ashensorit

news image

Ky është momenti i tmerrshëm kur një bulldog i egër sulmoi një vogëlush 18-muajsh në një ashensor në Brazil.

Pamjet CCTV tregojnë momentin kur dadoja po përpiqej të tërheqte fëmijën e tmerruar, ndërkohë që qeni e sulmon atë.

Pronari i kafshës ngre djalin në ajër me një krah ndërsa përpiqet të kontrollojë qenin e tij të tërbuar.

Dadoja përfundimisht arratiset me vogëlushin, i cili pësoi mavijosje dhe një kafshim në këmbën e tij, gjatë incidentit në një bllok apartamentesh në qytetin portual të Belem të enjten e kaluar.

Djali i vogël thuhet se ka mbetur ‘i traumatizuar’ nga sulmi dhe familja e tij kanë paraqitur një ankesë zyrtare në polici.

Pronari po përballet me akuza të mundshme penale për sulmin. /Gazeta Sinjali/