Shqipëria sonte u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili krijoi panik te qytetarët.
Lëkundjet e tërmetit të orës 21:15 minuta janë ndjerë edhe në studion e lajmeve në Ora News dhe në emisionin “Tempora”.
Mediat e Shqipërisë i kanë publikuar pamjet, ku shihet prezantuesja e lajmeve që ndjen tërmetin, anipse e frikësuar vazhdon t’i prezantoj lajmet.
E njëjta situata ndodhi edhe në studion e emisionit “Tempora”./Gazeta Sinjali/