image Momenti kur flamuri shqiptar valëvitet në “bishën” amerikane/ Ambasada: Piketë për marrëdhëniet tona

Shqipëri

Momenti kur flamuri shqiptar valëvitet në “bishën” amerikane/ Ambasada: Piketë për marrëdhëniet tona

news image

Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka ndarë një video ku në aeroplanmbajtësen amerikane USS Harry S. Truman valëvitet flamuri shqiptar.

Vizitën e ambasadores Yuri Kim dhe drejtuesve të lartë shqiptarë, bordi i kësaj armëmbajtëse e vlerësoi si piketë në marrëdhëniet mes dy shteteve, në fushën e mbrojtjes.

“Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman e Marinës së Shteteve të Bashkuara valviti flamurin shqiptar krah atij amerikan këtë muaj, ndërsa ekuipazhi i saj mirëpriti një delegacion me zyrtarë të lartë shqiptarë, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe drejtues të lartë shqiptarë civilë, ushtarakë dhe rinorë, si të ftuar të veçantë në bordin e saj.”

“Shihni momentet filmike të delegacionit shqiptar dhe Ambasadores Kim teksa kanë mundësinë e rrallë për të parë nga afër operacionet e fluturimit të avionëve luftarakë F-18 në kuvertën e fluturimit të aeroplanmbajtëses ndërsa po lundronte në detin Adriatik. Kjo vizitë ishte një tjetër piketë në marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa këtë vit shënojmë 100 vjetorin e marrëdhënies sonë”, shkruan ambasada.

/Gazeta Sinjali/