11 qershori i vitit 1999 është dita më e lumtur e jetës për shumë kosovarë. Sot janë bërë 21 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, që shënoi humbjen e Serbisë në luftë.
Para 21 vitesh, Kosova e shpalli fitoren, ndërsa pala serbe e nënshkroi marrëveshjen e kapitullimit, transmeton Gazeta Sinjali.
Krimet e kryera nga Serbia gjatë viteve 1998-99 u patën ndalur për shkak të intervenimit humanitar më të suksesshëm në histori, intervenimit të NATO-s.
Paralajmërimi për liri, momenti i çlirimit dhe bashkimi e gëzimi i qytetarëve me njëri-tjetrin dhe me ushtarët e NATO-s janë ende në arkivin e agjencisë më të madhe të lajmeve në SHBA, Associated Press.
Në një video, një qytetar shihet teksa ia puthë këmbën njërit prej ushtarëve të NATO-s.
Të incizuara janë edhe momente kur kosovarët ecin lirshëm në rrugët ku ishte derdhur gjaku i shumë viktimave që u vranë e u masakruan mizorisht.
Momenti kur disa fëmijë mblidhen të lumtur pë ta parë nga afër snajperin e një ushtari të NATO-s, të cilit më pas i dhurojnë lule.
Në një tjetër video, një ushtar i UÇK-së thotë se nuk ka frikë të vdes për vendin e tij.
“Kam dhënë betimin se do të luftoj deri në pikën e fundit”, thotë ai.
Njëra nga historitë më të rëndësishme të Kosovës është edhe marrëveshja e Rambujesë. Objektiv i kësaj konference ishte parandalimi i gjenocidit të rregjimit politik të Sllobodan Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.
Iniciuez të konferencës ishte grupi i kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill, Boris Major dhe Volf Gan Petriq nga Bashkimi Evropian. /Gazeta Sinjali/