image Momentet dramatike, gjithë fshati në ndjekje të 26-vjeçarit që dyshohet se vrau vëllain në Dibër

Shqipëri

Momentet dramatike, gjithë fshati në ndjekje të 26-vjeçarit që dyshohet se vrau vëllain në Dibër

news image

Forca të shumta policore të mbështetura nga banorët e fshatit Kurbeg të Dibrës, kanë mundësuar arrestimin e Florian Tonuzit, që dyshohet se vrau vëllain e tij të enjten me thikë, shkruan Gazeta Sinjali.

Operacioni i policisë filloi në orët e para të mëngjesit ku ishte marrë informacion se 26-vjeçari fshihej në këtë fshat, ku atyre iu bashkuan edhe dhjetëra banorë.

Banesat u kontrolluan të gjitha, dhe pas rreth  dy orësh u lokalizuar vendi ku fshihej i dyshuari.

E pranishme ishte nëna e tij, e cila i kërkoi të dorëzohej. Iu lut policisë të mos e dhunonin. 26 vjeçari Tonuzi u arrestua në një objekt që përdoret për kafshët.

Krimi ndodhi në banesën e familjes Tonuzi, në fshatin Allajbegi pas një sherri mes dy vëllezërve. Në sherr e sipër Florjani, 26 vjeç goditi me thikë vëllain e tij, Benardin 23 vjeç. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Peshkopisë.

Një orë më pas ndërroi jetë për shkak të gjakderdhjes./Gazeta Sinjali/