Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj, e ka akuzuar ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, se po i vjedhë votat e diasporës.
Molliqaj ka publikuar një video në Facebook, në përshkrimin e së cilës e ka akuzuar VV-në për vjedhje të votave, shrkuan Gazeta Sinjali.
“Dikur, nga panika prej humbjes, PDK vidhte vota dhe kjo dëshmohej edhe me videoinçizime. Sot duke e parë që s’ka as një mundësi që të fitojë, VV-ja po vjedh votat e diasporës dhe kjo mund të shihet në këtë video. Prandaj kam thënë dhe do ta them: VV nuk është asgjë më shumë se sa një PDK 2.0”, ka shkruar Molliqaj.
Ai i ka ftuar qytetarët që ta shpërndajnë videon të cilën e ka publikuar. /Gazeta Sinjali/