image Molliqaj thotë që nuk ka besuar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Kosovë

Deklaratë/ Molliqaj thotë që nuk ka besuar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, ish- bashkëpunëtori më i afërt i kryeministrit Albin Kurti në Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se në vitin 2006 nuk ka besuar që do të shpallet pavarësia e Kosovës sepse nuk ka besuar që plani i Ahtisaarit do të kalojë në Këshillin e Sigurimit.

‘’Unë kam besuar që nuk do të shpallet pavarësia, kam besuar që plani i Ahtisaarit nuk kalon në Këshillin e Sigurimit’’, është shprehur Molliqaj.

”Vetëvendosje atë kohë nuk ka besuar që do të ketë shpallje të njëanshme, nuk ka qenë e proklamuar as nga faktori vendor as nga ai ndërkombëtar shpallja e njëanshme”, theksoi Molliqaj në T7.

Gjithashtu, Molliqaj tha se nuk zhvillohet Kosova, vetëm nëse respekton ligjin e rendin./ Gazeta Sinjali/