Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti, do t’i largojë familjarët e punësuar nëpër institucione, por që sipas tij personat që do të vijnë në vend të tyre, do t’i bëjnë dëme më të mëdha vendit.
“Albini do t’i largojë kusherinjtë, akrabatë. Fillimisht me të vërtetë e bën një çkapje. Për syrin e publikut nuk do të duket keq. Por, nganjëherë një budall i padijshëm bën dëm më të vogël sesa një person që ka ide partiake”, ka deklaruar Molliqaj në T7.
Tutje Molliqaj tha se Lëvizja Vetëvendosje fitoi vetëm pas dështimit të pozitës.
“Vetëvendosje ka fituar vetëm pasi që dështoi pozita e deritanishme. Liderët e kaluar ishin të përfshirë në afera korruptive. VV ndryshoi pas ndarjes dhe kaloi nga e majta dhe partia progresiste në një organizim më ndryshe nga ajo që kishin premtuar” deklaroi Molliqaj./Gazeta Sinjali/